Trajneri i Romas, Luciano Spalleti ka hedhur poshtë raportet se ka nënshkruar kontratë paraprake me liderin në Serie A.
Strategu është parë si njëri nga trajnerët më të përshtatshëm për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin, i cili është duke u kërkuar për transferim në Barcelonë dhe Arsenal, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk kam nënshkruar asnjë kontratë paraprake me ndonjë klub”, tha Spalleti në një konferencë për media.
Edhe pse ka mohuar raportet për transferim në Juventus, e ardhmja e tij në Roma vazhdon të mbetet ende në dyshime. Spalleti ka kontratë që skadon në fund të sezonit dhe deri tani nuk kanë nisur edhe negociatat për rinovim të marrëveshjes./arbresh.info
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...