Luciano Spalletti është emëruar trajneri i sezonit në Serie A, pasi udhëhoqi Napolin drejt titullit të parë të “Scudetto-s” në 33 vjet, dhe i pari në karrierën e tij gjithashtu.
Napoli do të marrë trofeun gjatë përgatitjes për ndeshjen e fundit të sezonit të Napolit kundër Sampdorias në “Stadio Diego Armando Maradona” këtë fundjavë.
Çmimi u votua nga një juri e redaktorëve të mediave sportiv italian, duke zgjedhur kandidatin e tyre bazuar jo vetëm në rezultatet dhe cilësinë e futbollit, por edhe nga sjellja e ndershme gjatë ndeshjeve.
“Sezoni i Luciano Spallettit në krye të Napolit ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm”, tha shefi i Lega Serie A, Luigi De Siervo.
64-vjeçari ka vendosur se dëshiron të marrë një pushoim, pas triumfit, kështu që Napoli duhet të gjejë një trajner të ri për t’i udhëhequr ata në sezonin 2023-24.
Ky ishte Scudetto i tij i parë dhe Spalletti bëri një tatuazh në krahun e tij për të përfaqësuar fitoren.
Ai tashmë u emërua Trajneri i Vitit në Serie A në të dy sezonet 2004-05 dhe 2005-06./Arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...