Spalletti po largohet, Inter fillon bisedimet me trajnerin e ri

15:49 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Inter ka identifikuar objektivin kryesor për trajner të ri.

Inter ka zhvilluar kontaktet e para me Antonio Conten në lidhje me angazhimin e tij në postin e trajnerit.

Luciano Spalletti spekulohet se mund të lirohet nga detyra pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, mediat italiane raportojnë se ish selektori i Italisë, Conte, është objektivi kryesor i klubit nga Giuseppe Meazza, përcjell lajmi.net.

Conte është aktualisht trajner i lirë pas shkarkimit nga Chelsea.

\Ndërsa, ai kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain dhe Roma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme