Trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka thënë se është e vështirë për ta shpjeguar rezultatin e mbrëmshëm mes Interit dhe Torinos, që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Klubi nga Milano humbi në ndeshjen e parë të Serie A-së ndaj Sassuolos 1-0, ndërsa mbrëmë ishte në avantazh prej dy golave ndaj Torinos e që më pas kjo e fundit e barazoi rezultatin duke ia mohuar fitoren skuadrës së Spalletit, transmeton Gazeta Express.
“Nuk është e lehtë për ta shpjeguar se si e humbëm rrugën në pjesën e dytë, sepse ne u befasuam nga ai top i gjatë nga mesfusha”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes për Sky Sport Italia.
“Është e vështirë të shpjegohet se si i pranuam ato dy gola, por realiteti është se skuadra është duke vuajtur nga presioni”.
“Kemi nevojë që të bëjmë hapa përpara”.
Interi në dy ndeshjet e para e ka grumbulluar vetëm një pikë dhe në javën tjetër do të takohet me Bolognan e Filippo Inzaghit.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...