Luciano Spalletti ka pranuar se Derby della Madonnina nuk mund të konsiderohet një ndeshje e zakonshme.
Interi do të luajë kundër Milanit në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma na San Siro.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe në kurrfarë rrethane derbi nuk mund të konsiderohet si një ndeshje e zakonshme”.
“Mund të të japë një emocion të veçantë, por edhe mund të ta rrëmbejë”.
“Ne e konsiderojmë veten të gatshëm për këtë ndeshje, sepse na dërgon drejt gjysmëfinales, prandaj duhet të japim maksimumin edhe si ekip edhe individualisht”, ka deklaruar Spalletti për Inter TV.
Për këtë ndeshje është kthyer Matias Vecino nga suspendimi, mirëpo Danilo D’Ambrosio dhe Joao Mario mungojnë si pasojë e lëndimeve.
Skuadra e plotë e Interit: Berni, Handanovic, Padelli; Dalbert, Joao Cancelo, Lombardoni, Nagatomo, Ranocchia, Santon, Skriniar; Borja Valero, Brozovic, Gagliardini, Joao Mario, Vecino; Candreva, Eder, Icardi, Karamoh, Perisic, Pinamonti.
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë