Ish trajneri i Inter-it, Luciano Spalleti beson se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është më i rëndësishëm për gjigantin italian se trofeu i Kupës së Italisë.
Spalleti arriti që sezonin e kaluar ta kualifikojë Inter në Ligën e Kampionëve, mirëpo disa ditë pasi e kompletoi objektivin u shkarkua, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se për Inter më së shumti rëndësi kishte kualifikimi në Ligën e Kampionëve, pasi lejonte të përballej me gjigantët evropianë.
“Nuk e di sa herë te Inter ka ndodhur, por kompletimi i objektivit të Ligës së Kampionëve është më i rëndësishëm se fitimi i Scudetto”.
“Mendoj se kualifikimi për Ligën e Kampionëve është shumë herë më i miri se trofeu i Kupës së Italisë, sepse nuk është trofe, por të lejon të jesh pjesëmarrës në garën më të mirë në botë”, theksoi Spalleti.
Spalleti momentalisht është pa skuadër, por thuhet se ka disa skuadra italiane e angleze të interesuara, e ndër to edhe AC Milan./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...