Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti, thotë se përballja me Barcelonën është një “ëndërr”.
Ndeshja e parë e play-off-it të Europa League do të zhvillohet të enjten mbrëma.
“Ne duhet të përpiqemi të jemi gjithmonë Napoli dhe të japim më të mirën tonë. Ne i dimë pikat tona të forta dhe në çfarë duhet të mbështetemi, që do të thotë të luajmë futboll të mirë, të mbajmë pritshmëritë e qytetit dhe klubit, që do të thotë të përpiqemi për të fituar”, tha Spalleti.
“Bëhesh i madh vetëm duke ndjekur fitoren në çdo garë dhe kundër çdo kundërshtari. Nëse është ambicia jonë të shkojmë deri në fund, ne duhet të jemi gati për këdo”.
“Sigurisht që do të ketë momente kur ne duhet të mbrohemi dhe të tjera ku duhet të shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë tona në sulm”.
“Këto janë ndeshje ëndrrash, duhet t’i shijoni dhe të provoni veten për të parë karakterin tuaj dhe për të arritur nivelin më të lartë të futbollit. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”.
“Nëse fillojmë të mundojmë për historinë e këtij klubi dhe stadium, ekzisotn rreziku që të frikësohemi. Kështu që është më mirë të fokusohemi te vetja dhe futbolli që kemi treguar tashmë”, tha tekniku italian.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...