Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është shprehur relativisht i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Juventusit në Derby d’italia.
Spalletti i pa lojtarët e tij duke vuajtur në pjesën e dytë dhe ai pranon faktin se ata nuk ishin shumë të fokusuar në fraksionin e dytë.
Megjithatë, Spalletti thotë se ai nuk do të preferonte barazimin në udhëtime te Napoli e Juventusi, pasi që ai gjithmonë kërkon fitoren.
“Nuk jam i hidhëruar me rezultatin. Sigurisht, gjithmonë tentoni të jepni këshilla si duhet dhe ne humbëm topat shumë lehtë në pjesën e dytë, kështu që sugjerova lojtarët të relaksohen dhe t’i besojnë kualiteteve të tyre”.
“Kur largoheni nga Torino me një pikë dhe portën e pa prekur, kjo është pozitive. Ne e meritojmë të jemi në krye të tabelës. Në një moment, është dukur thua se ne e kemi falur mundësinë për një barazim”.
“Në 30 minutat e parë kemi qenë shumë të mirë deri në pjesën e tretë të fushës, pasi që nuk finalizonim posedimin tonë. Ne vijmë nga tri sezone ku kualiteti me ekipet në maje të tabelës ishte masiv. Tash ne kemi 15 javë të zhvilluara dhe kemi krijuar idenitetin tonë, e në të njëjtën kohë disa të tjerë duken duke mos besuar se ne jemi në maje të tabelës”.
“Mendova se patëm potencial të bëjmë më shumë, por ne humbëm topin lehtë dhe nuk ishim të përkushtuar mjaftueshëm në pjesën e dytë. Në disa momente, ne vullnetarisht nuk angazhoheshim. Unë kam dashur të shoh më shumë grintë dhe të shfrytëzojmë mundësitë tona”.
“Chiellini ka shkaur të flasë me gjyqtarin pas atij episodi në zonë, e ai më bëri të mendoj se ka qenë një situatë e dyshimtë, por gjyqtari më siguroi se ishte normale, kështu që e kam keqinterpretuar situatën. Ne e kemi zgjidhur këtë gjë”.
“Unë nuk do të pajtohesha me barazime te Napoli dhe Juventusi, sepse ne gjithmonë synojmë rezultatin maksimal. Ne duhet të pyesim veten pse nuk fituam. Ne kemi pasur mundësinë dhe duhet të kuptojmë se kemi shumë më shumë potencial për të shfrytëzuar. Nëse ne nuk japim gjithçka, bëhet e vështirë që të arrihet sukses në një kampionat si Serie A”, përcjellë Telegrafi.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur. Të dyja ekipet kanë pasur potencial që të mos gabojnë, kështu që ne patëm 90 për qind mundësi për të fituar, por ai 10 përqindësh, momenti i ndeshjes që do të mund të ndryshonte shumë edhe një sezon. Ne luftuam shumë dhe sollëm në shtëpi një pikë të mirë, por ne bëmë më pak se sa që kemi mundur të bënim”, u shpreh Spalletti.
/Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...