Trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka konfirmuar interesimin e klubit në qendërmbrojtësin e Atleticos, Sime Vrsaljko.
Thashetheme të ndryshme pretendojnë se “Nerazurrët” janë afër marrëveshjes me 26-vjeçarin kroat, i cili ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror ku vendi i tij arriti deri në finale për herë të parë në historinë e tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Neve na pëlqen Vrsaljko. Drejtorët janë duke punuar, shumë gjëra do të sqarohen menjëherë pasi të fillojnë përgatitjet tona, kur skuadra jonë është më e vendosur”, ka thënë Spalleti.
“Sa më shumë që kalojnë ditët dhe ne i afrohemi përfundimit të merkatos, situatat ndryshojnë”
“Ne jemi duke punuar në fushë, andaj Ausilio [drejtori sportiv] dhe Gardini [drejtori administrativ] janë duke menduar për këtë. Ju gjithashtu i dini pozitat që ne kemi nevojë të mbulohemi”
Interi ka qenë mjaftë i zënë në këtë merkato pasi deri tani ka siguruar shërbimet e Radja Nainggolan, Lautaro Martinez dhe Matteo Politanos./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...