Ish trajneri i Inter-it, Luciano Spalleti ka pranuar se dëshiron të rikthehet në stolin e ndonjë skuadre.
Spalleti në kohën e fundit është lidhur me Newcastle United, nëse skuadra merret nga drejtuesit e Saudisë Arabike, transmeton portali arbresh.info.
Spalleti ka kontratë me Inter deri në vitin 2021, por do lirohet nga kjo kontratë pavarësisht që fiton rreth 4.5 milionë euro në vit.
Ai ka thënë se është trajner sepse e do punën dhe jo për aspektin ekonomik.
“Aspekti ekonomik nuk ka rëndësi, jam trajner sepse dua të jem. Dhe tani dua të rikthehem përsëri në stol”, theksoi ai.
60-vjeçari u shkarkua nga stoli i “Neurazurëve” vitin e kaluar, pavarësisht që ia doli të jetë në top katër në Seria A./arbresh.info.
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...