Southgate: Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, Jude është i aftë të bëjë diferencën

10:18 | 17 Qershor 2024
D.H

Jude Bellingham i dhuroi Anglisë tri pikët e para në Euro 2024 me golin e realizuar ndaj serbëve, fitore që erdhi me mjaft mund.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate vlerësoi fitoren, ndërkohë që pranoi se dueli nuk ishte aspak i lehtë. Pasi kundërshtarët vetëm mbronin sipas tij.

“Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, pasi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë të sulmit bënë shumë mirë. Jam i bindur që në vijim do të arrijnë të shënojnë”, tha Southgate.

Më tutje ai foli edhe për lojtarin që bëri diferencën në ndeshjen e mbrëmshme.

“Ai është i aftë të bëjë diferencën dhe të krijojë diçka vetë. Mund të them se bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ka një nivel tepër të lartë”, shtoi tutje.

“Ndonëse nuk e zotëruam topin aq sa duhej, më pëlqeu fakti që skuadra diti të reagojë dhe në këtë drejtim“, u shpreh timonieri i ishullorëve.

Në anën tjetër, kapiteni Harry Kane u shpreh i lumtur për fitoren, ndonëse nuk arriti që të shënonte. Pasi traversa i mohoi festën personale në pjesën e dytë.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ata krijuan disa mundësi të mira, na vunë në vështirësi. Ne e merituam fitoren. Nuk duhet të harrojmë se në fazën e grupeve është i rëndësishëm vetëm kualifikimi”.

Ndeshja e radhës për Anglinë në Euro 2024 do të jetë përballë Danimarkës me datën 20 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme