Gareth Southgate pati lavde të shumta për treshen e sulmit të Anglisë: Harry Kane, Raheem Sterling dhe Marcus Rashford, e cila frymëzoi fitoren 3-2 ndaj Spanjës, të hënën. “La Roja” hyri në garë duke e ditur se një fitore do t’i siguronte kualifikimin në grupin e Ligës së Kombeve, por e pa veten në telashe, në “Benito Villamarin” të Sevillas.
Sterling shënoi dy herë, përveç golit të Rashford, ndërsa Kane luajti një rol të madh edhe si kapiten. “Ata duhet të jenë jashtëzakonisht krenarë për performancën e tyre, – tha trajneri i Anglisë për “Sky Sports”. – Ne folëm me lojtarët sulmues në veçanti, përpara ndeshjes, për t’iu kujtuar se çfarë kërcënimi përbëjnë për çdo kundërshtar.
Këtë e demonstruan edhe në fushë, duke i shkaktuar Spanjës të gjitha llojet e problemeve, gjatë gjithë lojës. Ishin një kërcënim i jashtëzakonshëm. Falë tyre, edhe pjesa tjetër e ekipit mori zemër dhe bëri me të vërtetë mirë.
Formacioni 4-3-3 na lejoi të shtynim më mirë përpara, por ende kemi nevojë të përmirësohemi, për ta marrë topin nën presion. Nëse mund të dalim shpejt nga presioni fillestar i kundërshtarit, atëherë jemi kërcënues në kundërsulm. Finalizimet ishin të shkëlqyera, jam i kënaqur. Tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.
Pas fitores së të hënës, Anglia tani qëndron dy pikë prapa Spanjës në Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat duhet të përballen ende me Kroacinë për ta mbyllur fazën në grup.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...