Italia dhe Anglia përballen nesër nga ora 21:00.
Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë do të luajnë nesër nga ora 21:00 në kuadër të finales së “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.
Trajneri anglez Gareth Southgate është shprehur optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme:
“Ne jemi këtu për të fituar. Mënyra si e kemi përfaqësuar Anglinë është e rëndësishme. Tani ne duam ta sjellim trofeun në shtëpi për të gjithë”, tha ai.
“Ndeshja ndaj Italisë është ndeshje normale për ne, të gjitha përgatitjet tona për ndeshjet e eliminimit kanë qenë të njëjta. Lojtarët janë gati, ata janë taktikisht të vetëdijshëm dhe janë mësuar të luajnë në këto lojëra të mëdha. Të gjithë e presin me padurim”, shtoi ai.
Trajneri komentoi gjithashtu mbështetjen e madhe që po e marrin nga tifozët anglez.
“Ne patëm një pritje përrallore kur u larguam nga St George’s [Park], të gjithë qytetarët lokalë kishin dalë në rresht. kuptimi i asaj që po ndodh jashtë flluskës në të cilën kemi qenë. Ne jemi në një finale dhe ne jemi këtu për të fituar”.
Southgate gjithashtu tha se Phil Foden është në dyshim të madh për këtë ndeshje, nuk ka lëndim serioz por mjaftushëm sa të mos jetë në gjendje të luaj në finale.
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...