Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se është ‘e tmerrshme’ që tifozët femra dhe homoseksualët të Anglisë kanë frikë të udhëtojnë në Kupën e Botës në Katar.
Trajneri i “Tre Luanëve” tha se ai dhe ekipi i tij do të përpiqen të ushtrojnë presion mbi autoritetet e Katarit për ta bërë vendin e tyre mikpritës.
Ata gjithashtu do të trajtojnë shqetësimet për të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat e njeriut.
“Ka çështje që potencialisht kërcënojnë fansat tanë kur udhëtojnë, të drejtat e grave dhe të drejtat e komunitetit LGBTI në veçanti”, tha Southgate.
“Mjerisht, përmes diskutimeve që kam pasur, nuk mendoj se disa nga ato komunitete do të shkojnë dhe ky është një turp i madh”.
“Do të ishte e tmerrshme të medosh se disa nga tifozët tanë nuk mund të shkojnë sepse ndihen të këcënuar ose janë të shqetësuar për sigurinë e tyre”, përfundoi ai.
Shefi ekzekutin e Federatës së Futbollit të Anglisë, Mark Bullingham u kritikua javën e kaluar për pretendimet se punëtorët migrantë mbështetën Kupën e Botës – pavarësisht raporteve për deri në 6.500 vdekje, si dhe kushte të këqija të jetesës dhe punës.
Për dallim nga vitet paraprake, Kupa e Botës e këtij viti do të fillojë në nëntor./Arbresh.info
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...