Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, nuk është ndarë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fushë, edhe pse ata fituan 6 me 1 ndaj Panamasë.
Për herë të parë tre luanët janë duke luajtur pa presion nga mediat e vendit të tyre dhe kanë formuar një skuadër të re dhe pa shumë “yje”, gjë që ka bërë të luajnë pa presion dhe të zhvillojnë ndeshje të bukura.
Anglia nuk ka fituar me më shumë se katër gola, që nga botërori i largët 1966, kohë kur ishin shpallur kampion të botës.
“Nuk e kam pëlqyer shumë performancën tonë. Ajo që nuk më ka pëlqyer ishte fillimi dhe fundi i ndeshjes sonë, por pjesa midis ishte vërtet shumë e mirë”.
“Ishim disi të shqetësuar në fillim, por sapo kemi parë mënyrën sesi kundërshtari luante, e kemi interpretuar takimin në mënyrën e duhur”, ka thënë Southgate. /arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...