Barcelona dhe Borussia Dortmundi kanë arritur marrëveshje rreth anësorit Ousmane Demebele dhe transferimi i reprezentuesit francez pritet të jetë afër finalizimit.
Tarifa e Dembeles thuhet të jetë 120 milionë euro, plus 30 milionë bonuse, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka qenë duke kërkuar shërbimet e Dembeles si një zëvendësues të Neymarit, i cili u largua për transferim te Paris Saint Germaini për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro .
Bazuar në ‘beIN Sports’ dhe gazetën gjermane ‘Bild’, “Los Azulgranas” kanë rënë dakord me tarifën prej 150 milionë për 20-vjeçarin.
Duke folur të enjten për ‘Sky Sports’ gjatë shortit në Ligë të Kampionëve, drejtori i Dortmundit, Hans Joachim Watzke, mohoi se është arritur një marrëveshje të tillë. Megjithatë, ‘Bild’ pretendon se do të jetë Watzke ai që do të konfirmojë sot (e premte) transferimin e Dembeles te Barcelona në një konferencë për shtyp në ora 12:00.
Nëse transferimi ndodhë, atëherë Demebele do të jetë lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë pas Neymarit.
Demebele ka bërë 50 paraqitje, ka shënuar 10 gola dhe ka krijuar 22 asistime gjatë kohës së tij në Bundesliga./arbresh.info/
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...