Sot zhvillohet super derbi i Superligës së Kosovës

10:00 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Java e 17-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundoj me derbi.

Ndeshja e fundit e javës së 17-të do të zhvillohet në Drenas, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Dy skuadrat pretendente për titullin e kampionit do të kërkojnë fitore për t’i qëndruar sa më afër liderit aktual Llapit.

Prishtina pas dy humbjeve radhazi në kampionat u rikthye te fitorja në mesjavë ku mposhti Vllazninë e Pozhoranit.

Kryeqytetasit aktualisht ndodhen në pozitën e tretë në tabelë me 28 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë gjilanasit në këtë takim vijnë pas tri ndeshjeve pa humbje ku kanë shënuar një fitore dhe kanë marrë dy barazime.

Bardhë e kuqët janë skuadra me më së shumti barazime 10 sosh në këtë kampionat.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme