Sot zhvillohet përballja mes Llapit dhe Ballkanit

08:08 | 21 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Të dielen do të zhvillohet edhe përballja kryesore e javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Llapi do të jetë nikoqir i Ballkanit në Stadiumin e Merdarës.

Në rast se fitojnë llapjanët, atëherë do të ngriteshin në vendin e 4-të dhe do t’i afroheshin suharekasve për katër pikë.

Nga ana tjetër, në rast fitoreje të “Xhebrailave” ata do të rimerrnin sërish kreun e tabelës ku do të grumbullonin 27 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme