Sot zhvillohet katër ndeshje të 1/8-tës në Kupën e Kosovës

10:42 | 10 Shkurt 2021
A. B.

Sot (e mërkurë) janë në orar edhe katër ndeshje tjera të Kupës së Kosovës të vlefshme për fazën e 1/8-tës.

Të martën u zhvilluan tri takime interesante, ku Prishtina mposhti Dritën 1-0, Llapi triumfoi në penallti ndaj Ballkanit, ndërsa Drenica eliminoi Ulpianën pas fitores 4-0.

Këto tri klube siguruan kalimin në çerekfinale, ndërsa sot pritet t’i bashkohet edhe katër skuadra tjera.

Takimi më interesant pritet të zhvillohet në mes të Arbërisë dhe Feronikelit, ndërsa Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në udhëtim te Istogu.

Dy takimet tjera të ditës së sotme janë: Trepça ’89-Ferizaj dhe A&N-Flamurtari.

Të katër ndeshjet fillojnë nga ora 13:00, ndërsa luhet me eliminim direkt dhe vetëm një ndeshje.

A&N – Flamurtari

Arbëria – Feronikeli

Istogu – Gjilani

Trepça ’89 – Ferizaj

 

Skuadra juaj e zemrës, Feronikeli, rikthehet në aksion ?
? E Mërkurë, 10 shkurt
? 13:00h
? Stadiumi sintetik, Ferizaj
⚽️ Arberia VS Feronikeli
?KUPA E KOSOVËS

Posted by KF Feronikeli on Monday, 8 February 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme