Sot zhvillohen edhe ndeshjet e fundit të kësaj jave në Superligën e Kosovës, spikat derbi Prishtina – Drita

08:11 | 5 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës, me ç’rast edhe do të mbyllet stinori vjeshtor.

Vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” pasi do të zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Dritës.

Drita aktualisht gjendet në vendin e tretë me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadra nga kryeqyteti gjendet në vendin e pestë me katër pikë më pak.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Nga ana tjetër, Llapit do të jetë mysafir i Dukagjinit në Klinë.

Skuadra llapjane gjendet në vendin e katërt me 25 pikë të grumbulluara, kurse ajo nga Klina gjendetet në vendin e nëntë me 16 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Ulpianës dhe Feronikelit, dy skuadrave të cilat nuk janë duke kaluar formë të mirë pasi gjenden në pozitat e fundit.

Ulpiana gjendet në vendin e tetë me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli në vendin e fundit me 10 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme