Google ADS

Sot zhvillohen edhe katër ndeshje në Superligën e Kosovës, spikat derbi Llapi – Gjilani

08:25 | 28 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen tri ndeshjet e fundit të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në Merdare, ku Llapi pas katër fitoreve rresht dhe hyrjes së fuqishme në garë për titull, e mirëpret liderin Gjilanin, që do të udhëtojë për fitore.

Të dy trajnerët, Tahir Batatina dhe Ismet Munishi, janë optimist për pikë të plota, por fusha e dobët mund t’iu prish punë rivalëve, duke ju kujtua se dallimi i pikëve është vetëm katër.

Ballkani udhëton te skuadra e fundit në tabelë Feronikeli. Sigurisht në letër mund të jenë favoritë të përzgjedhurit e Bekim Isufit, por fusha e tregon këtë gjë më mirë.

Malisheva dëshiron pikët e plota përball skuadrës në krizë të madhe financiare dhe tash edhe rezultateve, sepse kuqezinjët udhëtojnë pas katër humbjeve rresht.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme