Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet kthyese në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Ethet e Ligës së Kampionëve pritet të jenë prezentë edhe gjashtë mbrëmjes së sotme, me dy ndeshje të forta për t’u zhvilluar.
Padyshim se ndeshja më interesante dhe më e fortë zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano”, ku Atletico Madridi pret Manchester Cityn.
Ekipi i Diego Simeones ka humbur me rezultat 1-0 ndeshjen e parë dhe synon ta bëjë befasinë e madhe duke eliminuar favoritët e Pep Guardiolas.
Në anën tjetër, Liverpooli i Jurgen Klopp ka punë më të lehtë në “Anfield” ndaj Benficës, pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë.
Të dy takimet pritet të fillojnë nga ora 21:00 dhe do të mësohen skuadrat që do t’i bashkohen Real Madridit dhe Villarrealit në gjysmëfinale.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...