Real Madridi e di se gjasat për fitore në rastin e Cristianos janë minimale, por Zidane shpreson që ta ketë Ronaldon në formacion sonte për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.
Sot do të mblidhet Komiteti i Apelit për të diskutuar për suspendimin e Cristiano Ronaldos me pesë ndeshje, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.
Sipas Marcas, në Madrid pak besojnë se mund të triumfojnë në këtë betejë, por ata nuk dorëzohen dhe shpresojnë që do t’i hiqet kartoni i dytë portugezit.
Kështu ai do të mund të luante ndaj Barcelonës, derisa katër ndeshjet për shtyrjen e gjyqtarit vështirë se mund të reduktohen, portugezi do t’i humbasë sfidat e para në La Liga.
Sipas Marcas, qëllimi kryesor tani i “Los Blancos” është që t’i zvogëlohet dënimi nga pesë në katër ndeshje, duke iu hequr kartoni i dytë i verdhë që cilësohet si i pamerituar.
Nëse kjo ndodh, Marca shkruan se CR7 mund të luajë ndaj Barcelonës në “Bernabeu”. /Arbresh.info/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...