Në Premier Ligë luhen dy ndeshje që mund të vendosin shumëçka sa i përketë ligës angleze.
Manchester City do të jetë nikoqir i Newcastle United, fitorja ndaj tyre do të thotë shkëputje në dy pikë të ‘Citizens’ ndaj Liverpoolit.
Kjo pasi këta të fundit barazuan mbrëmë ndaj Tottenhamit.
Ndeshje tjetër interesante është ajo në mes Arsenal – Leeds United.
Skuadra e Mikel Artetas po kalon në një sezon mjaft të mirë, por për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve i duhen edhe disa fitore deri në përfundimin e sezonit.
Në kuadër të xhiros 35 në La Liga ndeshja kryesore është derbi madrilen, në mes Realit dhe Atleticos.
Real Madridi tashmë ka përmbushur objektivin, pasi janë shpallur kampion, por Atletico ka nevojë për fitore, pasi ndjeket nga Betisi për vendin e katërt në tabelë.
Ndeshja në mes Verona – Milan është kryesore në Seria A.
Milanit i duhet fitorja për të shkuar me hapa të sigurt drejt titullit.
Ndeshja në mes Man City – Newcastle zhvillohet në orën 17:30. Arsenali e pret Leedsin në orën 15:00.
Derbi madrilen luhet në orën 21:00, ndërsa Milani do jetë mysafirë i Veronas me fillim nga ora 20:45.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...