Ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian “Gjermania 2024” vazhdojnë edhe sonte, ku pritet të ketë duele interesante dhe vendimtare për kualifikim.
Ndeshja e parë e kësaj dite është ajo e grupit F, ndërmjet kombëtares së Azerbaijanit ndërmjet Austrisë, e cila fillon nga ora 18:00, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa tjetër e grupit F, është ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, belgët kanë siguruar kampionatin evropian ndërsa Suedia e do fitoren me çdo kusht për të mbajtur gjallë shpresat sado pak.
Por kjo nuk varet vetëm nga suedezët, pasi Austira me një fitore do të siguronte edhe matematikisht kualifikimin për në evropian.
Në këtë grup Belgjika prinë me 16 pikë, vie pas Austria me 13, Suedia është në vendin e tretë me 6 pikë, Azerbajain në të katërtin me katër pikë dhe e funda Estonia me një pike.
Sfida tjera janë Bosnia&Hercegovina ndaj Portugalisë,Luxembourg-Sllovakia, ndërsa Islanda është nikoqire e Liechtenstein.
Përballje këto në grupin J, ku tani më pas shtatë ndeshjeve Portugalia është e kualifikuar me 21 pikë, e dyta është Sllovakia me 13 pikë, Luxembourg e treta me 11 pikë, në vendin e katërt është Bosnja me 9 pikë, Islanda e parafundit me 7 pikë, teksa Liechtenstein është pa pike.
Grupi tjetër që do të luaj sonte është grupi B, që ka në përballje sfidat ndërmjet Greqisë-Holandës dhe Gibraltar-Irlandë.
Në këtë grup e para është Franca me 18 pikë, e dyta Greqia me 12 pikë, Holanda është e treta me 9 pikë ndërsa Irlanda ka 3 pikë, teksa grupin e mbyllë Gibraltari pa pikë.
Këto ndeshje luhet me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...