Nëse trajneri Vincenzo Montella pëson ndaj Genoas në ndeshjen e sotme, Milani mund të shkarkoj atë duke i dhënë detyrën e trajnerit Gennaro Gattusos.
“Rossonerët” kanë pësuar tri disfata të njëpasnjëshme në Serie A, ndaj Sampdorias, Romas dhe Interit, dhe fitorja ndaj Geonas tani është obligative, transmeton portali arbresh.info.
Drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli kanë lënë të kuptohet që koha e Montellas në klub është drejtë fundit.
Tani, ‘Il Giornale’ dhe ‘Corriere della Sera’ sugjerojnë që klubi është i shqetësuar për sjelljen e trajnerit të ri në këtë fazë duke thënë se mund të shkaktoj më shumë shtytje dhe mund t’i marrë më shumë kohë lojtarëve të mësohen me mënyrën e re të lojës.
Kjo është veçanërisht një problem për trajnerët si Paulo Sousa dhe Walter Mazzarri, të cilët janë favorit për të ardhur nëse Montella shkarkohet.
Në vend të kësaj, klubi mund të kthehet thjeshtë te Gattuso, i cili është trajneri i skuadrës të së rinjve në Primavera./arbresh.info/
Ligji parashikon që puna e Kuvendit të mbyllet një ditë para...
Babai i Elon Musk: Ai do të donte shumë ta blente Liverpooli...
Aksident i rëndë në Veternik, vetura përfundon në mbrojtëse ...
Xheneta nuk i ndal lotët: 10 mijë euro i jap, veç me kthy Gj...
“Mos më prek se jam në lidhje”, Leo i kthehet Gresës, ja rea...
Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare