Pas gati tre muajsh pushimi, futbolli kosovar do të rikthehet këtë javë me ndeshjet e Digitalb Kupës dhe IPKO Superligës.
Futbolli kosovar do të rikthehet sot pas afro tre muajsh pushimi.
Pandemia koronavirus e kishte ndalur futbollin e këtushëm, njëjtë si në krejt botën, që nga pjesa e parë e muajit mars.
Ndërsa, pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, klubeve kosovare iu mundësua rikthimi në stërvitje dy javë më parë.
Tash, klubet janë të gatshme ta vazhdojnë sezonin, shkruan Gazeta Express.
Futbolli kosovar do të rikthehet sot me ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Të martën do të luajnë Prishtina me Drenicën, kurse të mërkurën Ballkani kundër Feronikelit.
E IPKO Superliga do të rikthehet në fundjavë, respektivisht nga 7 qershori, me ndeshjet e xhiros së 23-të.
Ideja është që sezoni të mbyllet më 25 korrik, kur edhe do të përcaktohen skuadrat që do të luajnë në Evropë, kampioni në Ligën e Kampionëve e nënkampioni dhe fituesi i Kupës në Ligën e Evropës.
Deri tash, vetëm një futbollist ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bëhet fjalë për lojtarin e Dritës, Izair Emini, i cili megjithatë e ka kaluar këtë virus.
Federata e Futbollit të Kosovës ua ka bërë testet të gjithë futbollistëve të Superligës, por edhe gjyqtarëve e delegatëve.
Siç dihet, Liga e Parë, ajo e Dytë dhe e Tretë, por edhe kategoritë e reja, e kanë mbyllur para kohe sezonin.
Përballje mes Drenusha Latifit dhe ish-bashkëshortit të saj:...
Milaim Zeka zbulon lidhjen e Atillas me Dianën
“Kodi civil ka mbetur dëmi më i vogël”, Rrahmani: Ligji për ...
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkulo...
Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh futet në shtëpin...
Sa shumë fitojnë yjet e “Friends” nga seriali: Miliona çdo v...