Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se sot (e hënë) në ora 17:00 konform afateve në aktet normative të këtij institucioni (FBK) do të mbyllet afati për nominimet për Kryetar të FBK-së për mandatin 2024-2028, si dhe për autorizimet për delegatë të Kuvendit.
Në njoftim poashtu shkruan se FBK më 08.08.2024 i ka dërguar ftesat dhe të gjitha materialet tjera përcjellëse, pjesëmarrësve të Kuvendit dhe grupeve të tjera të interesit, përcjell Arbresh.info.
Kuvendi i Rregullt Zgjedhor do të mbahet më 30 gusht nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” – Prishtinë me këtë rend të ditës:
Zgjedhja e trupave punues:
– Kryesisë së punës;
– Komisionit verifikues;
– Procesmbajtësit.
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;
Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së (secili kandidat ka kohë deri në 10 minuta);
Votimi për Kryetar të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
Të ndryshme./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...