Dy skuadrat e para gjysmëfinaliste janë mësuar tanimë në Kampionatin Evropian dhe ato janë Italia dhe Spanja.
Ndërkohë në anën tjetër sot do të mësohen edhe dy Kombëtaret tjera që do të kalojnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për Kombëtare.
Ndeshja e parë çerekfinale që do të zhvillohet sot është ajo mes Republikës Çeke dhe Danimarkës.
Dy Kombëtaret kanë befasuar për të mirë këtë evropian, derisa duan të vazhdojnë ëndrrën e tyre për të kaluar në gjysmëfinale.
Takimi mes Republikës Çeke dhe Danimarkës zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit.
Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit padyshim se do të jetë në ora 21:00, ku në fushë do të zbres Kombëtarja e Anglisë.
‘Tre Luanët’ do të ndeshen me Ukrainën në Stadio Olimpico të Romës.
Anglezët janë favorit për ta fituar këtë takim dhe duan të ecin tutje, por në anën tjetër ukrainasit pasi kanë arritur për herë të parë në çerekfinale, duan të vazhdojnë me befasi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...