Superliga e Kosovës nis sot xhiron e re, me fillim nga ora 17:00, kur startojnë dy ndeshje.
Vëmendja kryesore do të jetë në Skenderaj, kur skuadra e Drenicës luan si nikoqire e Gjilanit. Mysafirët vijnë në këtë përballje si liderë aktualë të Superligës, me dy fitore në dy ndeshjet e para.
Drenica në anën tjetër është në kërkim të pikëve të para këtë edicion, pasi regjistroi dy humbje radhazi.
Ndeshja tjetër që luhet me fillim nga ora 17:00 është ajo mes Malishevës dhe Ferizajt. Ferizaj vjen në këtë përballje me një pikë të fituar në dy ndeshje, derisa Malisheva ka luajtur vetëm një ndeshje, të cilën e ka humbur.
E planifikuar për sot ishte edhe ndeshja mes Trepça 89 dhe Ballkani, por kjo ndeshje është shtyrë, pasi suharekasit luajnë nesër ndeshjen vendimtare në tentimin për t’u kualifikuar në Conference League.
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...