Sot nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Zvicër

12:40 | 29 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, dalin në shitje sot në orën 13:00.

Ato mund t’i blini përmes platformës online, transmeton Arbresh.info.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.


Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme