Sot (e premte) fillon java e 25-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll dhe në plan është vetëm një ndeshje për t’u zhvilluar.
Dita e premte do ta sjell vetëm një ndeshje të javës së 25-të në Ipko Superligën e Kosovës dhe ajo do të zhvillohet në Gjilan.
Lideri aktual, Drita e pret Ferizajn në ndeshjen ku gjilanasit janë favorit absolut shkaku i formës dhe cilësisë.
Drita do të synojë fitoren e tretë radhazi që nga rikthimi i futbollit për të mbetur lider, ndërsa Ferizaj ëndërron për një rezultat pozitiv.
Ky takim do të gjykohet nga Erdall Zasella, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Alban Ejupi dhe Arton Latifi, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Arben Halilaj.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 17:00.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...