Ekipi kosovar i xhudos i përbëre nga shtatë xhudistë do ta përfaqësojë Kosovën në garën Grand Slam që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Garë kjo e organizuar nga Federata Botërore e xhudos (IJF) ku do të marrin pjesë më shumë se 450 xhudistë nga e gjithë bota, gjithsejtë 4 kontinente dhe 69 shtete pjesëmarrëse.
Ky Grand Slam do të nis sot (e premte), shkruan lajmi.net, dhe do të zgjasë deri ditën e diel.
Atje do të marrin pjesë këta xhudistë:
1.Distria Krasniqi (-48kg)
2.Nora Gjakova (-57kg)
3.Flaka Loxha (-57kg)
4.Laura Fazliu (-63kg)
5.Loriana Kuka (-78kg)
6.Shigeki Nakamura (-66kg)
7.Akil Gjakova (-73kg)
Distria, Nora, Flaka dhe Shigeki ndeshen sot, Laura dhe Akili të shtunën, Loriana ditën e diel.
Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe Presidenti i Federatës Agron Kuka, Selektori dhe Trajneri i reprezentacionit Driton Kuka dhe ndihmës trajneri Fatos Tabaku.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?