Sot ndeshja vendimtare Bad News Eagles – FaZe

08:37 | 15 Maj 2023
E.H

Bad News Eagles do të përballen me FaZe në kuadër të ‘Legends Stage’ në ‘Major Paris’.

‘Shqiponjat kosovare’ do të përballen me ekipin e pestë më të mirë në bota, FaZe.

Kjo ndeshje do jetë ‘jetë a vdekje’ për të dy ekipet, pasi një humbje do të thoshte përfundimi i rrugëtimit të tyre në ‘Major Paris’.

Kujtojmë që BNE u mposhtën nga ENCE dhe Apeks, ndërsa mposhtën G2.

Përballja në mes kosovarëve dhe amerikanëve pritet të zhvillohet sot nga ora 11:30./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme