Cristiano Ronaldo (39 vjeç) ka publikuar dy foto në palestër me djalin e tij Cristiano Ronaldo Junior (13 vjeç), ku të dy pozojnë pa bluzëë dhe tregojnë format e tyre të shkëlqyera fizike.
“Sot me partnerin tim”, shkruan Cristiano në mesazhin që ndau për mbi 622 milionë ndjekësit e tij në Instagram.
Fotot e Cristiano Ronaldos me djalin e tij gjeneruan më shumë se 13.6 milionë pëlqime në Instagram.
Cristiano Ronaldo Junior luan për ekipin U-13 të Al-Nassr, i njëjti klub ku luan babai i tij i famshëm.
“El Bichito”, i cili ëndërron që një ditë të mund të luajë përkrah babait të tij, më parë i përkiste ekipit të të rinjve të Manchester United.
Tre vjet më parë Cristiano Ronaldo foli në “Global Soccer Awards” për djalin e tij dhe të ardhmen e tij në futboll: “Do të shohim nëse djali im do të bëhet lojtar i madh, ai nuk është ende. Unë jam i ashpër me të. Ndonjëherë ai pi pije joalkoolike, dhe ha patate të skuqura dhe ai e di që nuk më pëlqejnë… I them që duhet të futet në ujë të ftohtë dhe nuk i pëlqen. Është normale, është 10 vjeç.”/Ss
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person