Google ADS

Sot mbyllet edicioni vjeshtor në Superligë me këto dy ndeshje – vëmendja në Suharekë

08:21 | 12 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Sot do të përmbyll edhe edicioni vjeshtor me dy ndeshje, ku e gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë pasi Ballkani do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Skuadra nga Suhareka gjendjet në vendin e dytë me 33 pikë të grumbulluara, një më shumë se Gjilani e cila gjendet në vendin e dytë.

Me një fitore eventuale nga secila skuadër, do të përmbyllte edicionin vjeshtor në krye të renditjes tabelare të Superligës së Kosvës.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Nga ana tjetër, Dukagjini do të jetë mysafir i Malishevës.

Skuadra nga Klina momentalisht gjendet në vendin e nëntë me 17 pikë të grumbulluara, një më pak se Malisheva e cila gjendet në vendin e shtatë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme