Google ADS

Sot mbahet Maratona e Prishtinës

07:58 | 22 Shtator 2024
E.H

Në konferencën e Federatës së Atletikës të Kosovës, dje u tha se të gjitha përgatitjet teknike dhe logjistike janë përfunduar me sukses.

Pjesëmarrja për herë të parë e garuesit nga Kenia, Laban Cheruiyot, e bëri këtë konferencë edhe më të veçantë.

Cheruiyot u shpreh i lumtur për mikpritjen dhe emocionin që ndien për garën që po afrohet.

“Prishtina është qytet i bukur, vend i bukur. Shpresoj që nesër të bëj më të mirën, të kemi një garë të mirë. Është hera ime e parë në Prishtinë por jo e fundit sepse pretendojmë që prapë të vijmë këtu”, tha Laban Cheruiyot, Atlet.

Maratona e Prishtinës nis në orën 9:00./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme