Google ADS

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kandidati i vetëm

08:35 | 6 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet sot me fillim nga ora 11:00.

Ky Kuvend do të mbahet në ambientet e FFK-së.

Gjatë ditës së djeshme, shtëpia e futbollit të vendit tonë doli me njoftim për për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ku shtoi se vetëm një medium do të lejohet që të jetë i pranishëm në këtë kuvend, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në faqen zyrtare të federatës. Për këtë gjë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosvës, duke kërkuar që të lejohet edhe pjesëmarrja e mediave tjera.

LEXO EDHE:

Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s kanë arritur në Kosovës, do të marrin pjesën në Kuvendin Zgjedhor

Kryetari aktual, Agim Ademi është kandidati i vetëm për postin e të parit të FFK-së, pasi Gramoz Vokrrit i ishte mohuar kandidimi për shkak se supozohej se votat e disa delegatëve ishin të pavlefshme.

Vokrri kishte dërguar lëndën në Gjykatë, po as kjo e fundit nuk ndryshoi asgjë nga vendimi i shtëpisë më të lartë të futbollit të Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme