Google ADS

Sot mbahet finalja e garës së automobilizmit

11:05 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Mbi 120 pilotë nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria do të garojnë sot në “Drag Race 2017”, e cila do të mbahet në pistën e fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës.

Kryetarit të Federatës të Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi ka thënë se piloti më i shpejt i garës automobilistike  do të shpërblehet me një pushim veror të cilën do të ia ofrojë Federata e Auto Sportit të Kosovës, ndërsa, fituesve të tjerë, të ndarë nëpër klasa, do t’iu ndahet shuma e mbledhur nga aplikimet  e garuesve.

Shuma prej 30 eurosh ka qenë starti për të gjithë ata që kanë dashur të jenë pjesë e kësaj gare.

Përndryshe dje janë mbajtur provat për këtë garë, ku të pranishmit u argëtuan edhe nga ata që bën akrobacione të ndryshe, ndërsa i ftuari special, kroati Matia Podrash, i cili demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.

Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme