Sot luhet për Kupën e Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit

09:14 | 5 Qershor 2023
Emir Abduramani

FC Prishtina dhe SC Gjilani sonte luajnë finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Me fillim nga ora 18:00, në “Fadil Vokrri” dy skuadrat zbarojnë me qëllimin e fitimit të kësaj kupe, të cilës i kanë dhënë shumë rëndësi dy skuadrat, marrë parasysh faktin se në ligë nuk është që kanë arritur objektivat e tyre.

Prishtina që ka trajner Debatik Currin në vitin 2019 e kishte fituar për herë të fundit këtë trofe, teksa gjilanasit që nga viti 2000 nuk e kanë shijuar trofeun, i cili, ka qenë i pari dhe i vetmi i këtij klubi në historinë e futbollit në Kosovë.

Trajner i Gjilanit është Zekirja Ramadani.

Gjilani veçse e ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm, teksa Prishtina edhe në rast fitoreje, në Evropë nuk do të mund të luajë, për shkak se nuk është licencuar, teksa në ligë ka dalë e pesta, për dallim nga Gjilani e cila ka përfunduar në vendin e tretë.

Në lidhje me këtë ndeshje, Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka mbyllur dy rrugë të kryeqytetit, rrugë që lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, për arsye të shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm./Arbresh.info

Të ngjashme