Sot luhet dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në këto dy ndeshje takohen Golden Eagle Ylli-Peja e cila edhe është kryendeshja e kësaj jave, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe luhet në palestrën “13 Qershori”, në Suharekë.
Peja udhëton në Suharekë tri ditë pasi mposhti Trepçën, në “Karagaç”, teksa Ylli xhiron që lamë pas u mposht në kryeqytet nga Sigal Prishtina.
Kujtojmë se pas tri ndeshjeve të para Peja është e pamposhtur, ndërsa Ylli ka një fitore dhe dy humbje.
Ndeshja tjetër luhet në Mitrovicë, aty ku Trepça është nikoqire e skuadrës nga Gjakova, Vëllaznimit.
Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe është përmbyllëse e kësaj xhiro.
Trepça pas tri ndeshjeve ka dy fitore dhe një humbje, ndërkohë Vëllaznimi nuk e ka shijuar ende fitoren dhe kërkon befasinë sot në Mitrovicë./Arbresh.info/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit