Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur me super derbin mes Ballkanit dhe Gjilanit, ku vendasit triumfuan 2-1.
Ndërkohë ditën e sotme janë në program të zhvillohen edhe katër duele të tjera në elitën e futbollit kosovar.
Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar padyshim që do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet derbi mes Dritës dhe Llapit.
Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve për të mbetur sa më afër vendit të parë që mbahet nga Ballkani.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të luaj në kryeqytet si mysafir i Flamurtarit.
Në kryeqytetin kosovar Prishtinë, sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ku në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.
Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Skenderaj, ku luhet derbi rajonal mes Drenicës dhe Vushtrrisë. /Telegrafi/
Ipko Superliga e Kosovës:
E shtunë:
13:00 Drita – Llapi
13:00 Flamurtari – Feronikeli
13:00 Drenica – Vushtrria
14:00 Prishtina – Trepça ‘89
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...