Peja dhe Trepça luajnë sot derbin e javës së tretë në basketbollin kosovar.
Kjo sfidë është paraparë të luhet në vikend, mirëpo mitrovicasit gjatë javës së kaluar ishin të angazhuar me ndeshjet kualifikuese të Fiba Europe Cup, andaj edhe ndeshja u shtye për sot, shkruan Arbresh.info.
Sfida fillon në ora 18:00, në palestrën “Karagaçi”, në Pejë.
Peja dhe Trepça janë dy skuadrat e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës në basketboll, teksa njëra sonte do e shijoj humbjen.
Pejanët në këtë sfidë vjen pas fitores në xhiron e dytë ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat të thellë 115-85.
Kurse “xehetarët” hyn në këtë sfidë pas dy fitoreve në Estoni, ndaj Tindastollit dhe Parnu Sadamit ku edhe arritën kualifikimin historik në Fiba Europe Cup.
Këto dy skuadra u ballafaquan edhe në finalen e Superkupës së Kosovës, ku triumfuan mitrovicasit me rezultat 78-76, për tu shpallur fitues të Superkupës.
Kujtojmë se kampion në fuqi i Kosovës në basketboll është Peja./Arbresh.info/
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...