Sot, do të zhvillohen pesë ndeshje në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ballafaqimi i Gjilanit me Dritën, në stadiumin e qytetit.
Drita pas humbjes ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar, do të kërkojë këndelljen ndaj rivalit lokal.
Ndërsa në Suharekë, kampioni aktual e pret Llapin, që po kërkon një vend në garat evropiane. Ballkani pas triumfit në Gjilanit, synon që të vazhdon ecurinë pozitive.
Prishtina i shkon Malishevës që është duke kaluar nëpër një formë të mirë.
Ndërkohë, Drenica që u largua edhe zyrtarisht nga Superliga për herë të parë, do ta pret Dukagjinin, që ende është në kërkim një të vendi që çon në garat evropiane.
Teksa derbi i mbijetesës apo barazhit do të luhet në përballjen në mes Ferizajt dhe Trepçës ’89. Dy skuadrat janë në pozitat tetë dhe nëntë.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...