Google ADS

Sot luhen ndeshjet e javës së katërt në Uefa Champions League

08:57 | 7 Nëntor 2023
D.H

Champions League vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së katërt.

Sonte pritet të luhen ndeshjet e grupeve E, F, G, dhe H, shkruan Arbresh.info.

Derbi i ditës së sotme pritet të luhet në ‘San Siro’ me fillim nga ora 21:00 ndërmjet Milanit dhe Paris Saint Germain.

Milani hyn në këtë sfidë pas tri ndeshjeve pa fitore dhe pa shënuar gol, teksa sonte synon fitoren e parë dhe rikthimin për kualifikimin në 16 më të mirat.

Teksa ndeshja tjetër e këtij grupi luhet ndërmjet Dortmundit dhe Newcastle me fillim nga ora 18:45.

Tabelës së grupit F, i prinë Parisi me 6 pikë, e dyta është Dortmundi me katër pikë, aq sa ka edhe Newcastle në të tretin kurse e fundit është Milani pa pikë.

Barcelona është mysafire e Shaktharit në kuadër të grupit H, me fillim nga ora 18:45 kurse ndeshja tjetër e këtij grupi është ndërmjet Portos dhe Antwerpit.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 21:00.

Kampioni në fuqi Manchester City është nikoqir i Young Boys, ndërsa Leipzig udhëton në Beograd për tu përballur me Crvena zvezdën, në kuadër të grupit G.

Dy përballje mjaftë interesante pritet të jenë edhe në grupin E.

Atletico pret në shtëpi Celticin, teksa Lazoi pret Feynordin.

Pas tre ndeshjeve në këtë grup gara është shumë e ngushtë për dy vendet e para, Feynordi është i pari me 6 pikë, një pikë më pak ka Atletico që ndodhet në vendin e dytë teksa e treta është Lazio me katër pikë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme