Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot do të përballet me Kroacinë.
Dardanet dhe kroatet do të përballen në kuadër të kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Vashat tona do të ballafaqohen sërish me një kundërshtar të vështirë, e cila në ranglistën e ekipeve renditet shumë më lart se sa Kosova.
Përzgjedhësja Anneli Andersen ndonëse e konsideron të vështirë përballjen me Kroacinë, thekson se lojtaret e saj do ta japin maksimumin për të arritur rezultat pozitiv.
“Ne e kemi analizuar kundërshtarin. Kroacia bën të njëjtën gjë që ne bëjmë dhe do të mundohet për të arritur fitoren. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne çdo herë po punojmë që të përmirësohemi”, ka theksuar Andersen.
Ndeshja Kosova-Kroacia fillon në orën 17:00, derisa Dardanet më 2 qershor udhëtojnë në Kroaci për ndeshjen kthyese.
Deri më tash Kosova ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Grupit B4 në Ligën B të kualifikimeve për Euro 2025.
Në të dyja kanë pësuar humbje kundër favoriteve të grupit, Ukrainës dhe Uellsit./rtk
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...