Finalja e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave do të zhvillohet sot pasdite në ‘Fadil Vokrri’,ku do të përballen KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.
Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00 në kryeqytet dhe do të përdoret edhe sistemi VAR.
FFK-ja u ka bërë ftesë të gjithë dashamirëve të futbollit të marrin pjesë në këtë ndeshje që pritet të jetë madhështore.
“Të mërkurën në finalen e Kupës së Kosovës përballen dy skuadrat më cilësore në futbollin e femrave, KFF Mitrovica – KFF EP Hajvalia. Do të jetë kjo një betejë e fortë për trofeun e parë të edicionit. ‘Fadil Vokrri’ është gati për t’i pritur dy rivalët e mëdhenj dhe tifozët e tyre, në një ndeshje ku do të përdoret edhe sistemi VAR. Ecuria e këtyre dy skuadrave gjatë këtij edicioni dhe fondi cilësor i futbollisteve bëjnë që kjo ndeshje të jetë atraktive dhe emocionuese. Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të marrin pjesë në këtë spektakël të jashtëzakonshëm të futbollit të femrave”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...