Menaxheri i kritikuar i Manchester United, Eric ten Hag, ka dhënë shenja se mund të qëndrojë në Old Trafford sezonin e ardhshëm, pavarësisht shkrimeve se Djajtë e Kuq kanë vendosur ta shkarkojnë atë.
Ish-kryetrajneri i Ajaxit do t’i drejtojë lojtarët e tij në Wembley për finalen e pasdites së sotme kundër Manchester Cityt, një përsëritje e sezonit të kaluar të cilën e fituan djemtë e Pep Guardiolas me rezultat 2-1.
Megjithatë, një fitore e sotme do ta bënte Unitedin me dy trofe nën Ten Hag, i cili e fitoi EFL Kupën në sezonin e tij të parë.
Ndonëse është raportuar se ten Hagut do t’i shkëputet kontrata në fund të sezonit, duke folur për gazetën holandeze “Voetbal International”, siç ka cituar Fabrizio Romano, Ten Hag ka thënë se menaxhmenti i ri i klubit INEOS i kanë thënë atij se planifikojnë të punojnë me të gjatë rindërtimit të ekipit.
“INEOS më kanë thënë se duan të ndryshojnë gjithçka dhe duan të rindërtojnë me mua. Kështu më kanë thënë drejtpërsëdrejti”, tha 54-vjeçari.
Edhe në konferencën para finales së FA Kupës, ten Hag u pyet se a ka diskutime për të ardhmen e tij. Ai tha: “Jo, i kemi kryer ato. Të dielën shkoj në pushime. Mendoj se e kam merituar. Nuk është e domosdoshme. Shkojmë për sezonin e ardhshëm”.
Fitorja për Man United të shtunën do ta çonte klubin në 68 fitore nga 114 ndeshje nën drejtimin e Ten Hag, por pozicioni i tyre në vendin e tetë në Premier League është më i keqi në histori.
Ndeshja e sotme zhvillohet nga ora 16:00. /Klankosova.tv
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...