Sot do të fillojë njëra ndër eventet më të mëdha sportive, Lojërat Olimpike “Paris2024”.
Ceremonia hapësi do të mbahet në lumin Sena dhe është hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimeve të mediave franceze, rreth 85 mijë anije do të bartin mbi 7 mijë atletë të cilët do të marrin pjesë në këto lojëra.
Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez.
Ceremonia zyrtare do te fillojë në ora 19:30, ndërsa do të zgjasë mbi tri orë.
Olimpiada në Paris, është e para në histori që arrin barazinë gjinore, ku do të marrin pjesë 5.250 meshkuj dhe 5.250 femra.
Në “Paris 2024”, do të marrin pjesë edhe nëntë sportist nga shteti i Kosovës.
Ku si zakonisht mbizotëron pjesëmarrja ne xhudo.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kampionë në fuqi olimpike do të synojnë sërish medalje, teksa krahas tyre garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.
Ndërsa Donjeta Sadiku do të garojë në sportin e boksit, ku ëndrra e saj është të arrin një medalje olimpike.
Gresa Bakraqi do të garojë në vrapim 800 metra, kurse Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi garojnë në not./Arbresh.info
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit