Në palestrën e sporteve të Fakultetit të edukimit fizik dhe sportit në Universitetin e Prishtinës sot është mbajtur turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” ku morën pjesë rreth 120 garues.
Ky turne është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Polici” nga Prishtina.
Turneu është zhvilluar për këto grupmosha: Kadet dhe Senior.
Pjesmarrës kanë qenë këto klube: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Kastrioti”, Kxh “Kodokan”, KXh “Gjilani”.
Përpos këtyre klubeve morën pjesë këto shtete: Shqipëria, Mali i zi, Cekia, Sllovakia, Maqedonia, Bullgaria.
Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.
Klubi më i suksesshëm me 11 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe asnjë të bronztë u shpall KXh “Ippon” Pejë, me 3 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e dytë u radhit KXh “Sankaku” Fushë Kosovë, me 2 medalje të arta, 4 të argjendta, dhe 5 të bronzta në vendin e tretë radhitet Mali i zi dhe me 2 të arta, 3 të argjendta, 3 të bronzta në vendin e tretë radhitet Bullgaria.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor